Lajme

Osmani-Taravarit: Plani 9 pikësh për Veriun parandaloi zgjidhje territoriale për çështjet etnike në Kosovë

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut
Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut

Kandidati për President Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme  ka kryesuar me OSBE-në i ka reaguar kundërkandidatit të tij Arben Taravari të Frontit Opozitar, pasi ky i fundit e kritikoi për planin 9 pikësh të OSBE-së për deeskalim të situatës në veri të Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se plani është bërë në koordinim me vendet aleate.

“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miraturar plani nëntëpikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje teritoriale për çështjet etnike në Kosovë, do mendonte dy herë para se të involvohet në lojra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës! Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com