Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Siç bën të ditur Presidenca, Osmani e ka uruar për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë.
“Duk e përmendur rolin e KFOR-it që prej vitit 1999, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mision paqeruajtës ka kontribuuar jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej, Osmani ka përmendur bashkëpunimin në nivel të KFOR-it me FSK-në, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Ndërkaq gjeneralmajor Kajari bëhet e ditur se ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë./SHQIP.com