Lajme

Osmani takohet me mërgimtarët në Turqi, i fton për investime në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar mërgimtarët shqiptarë nga Turiqa për investime në Kosovë.

Osmani është takuar me shqiptarët që jetojnë në Turqi gjatë vizitës së saj në këtë shtete, duke thënë se mërgata jonë kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës.

“Pata nderin t’i takoj, t’i përgëzoj dhe t’i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Turqi për vizitë zyrtare.

Osmani ka bërë të ditur se është shkuar me ftesë të Presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.

“Gjatë qëndrimit në Stamboll po zhvilloj takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime po shoqërohem nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke”, ka shkruar Osmani./Shqip.com

Lexo edhe:
Osmani në Turqi, fillon vizitën zyrtare