Osmani: Sulmet ndaj gazetarëve tregojnë të vërtetën e Beogradit
Publikuar:
(27.12.2022 20:58:02)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës.
Ajo ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.
“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
/Shqip.com