Osmani: Singapori, një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën
Publikuar:
(07.11.2023 11:00:44)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Singapor. Osmani theksoi se vizita është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.
“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ajo.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, shkroi Osmani.
/Shqip.com