Lajme

Osmani: Shqipëria të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian, të kryesuar nga Jorida Tabaku.

Temë kryesore e diskutimit ishte marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Për Osmanin, Shqipëria duhet të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane, ndaj ka kërkuar që të vazhdojë edhe më tej të jetë zë i fuqishëm i Kosovës. Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, delegacioni parlamentar nga Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ka bërë të ditur se do të jetë krah Kosovës në proceset integruese, duke dhënë maksimumin nga përvoja e tyre.

/Shqip.com