Lajme

Osmani: Senatorët amerikanë i njoftova për zhvillimet dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat

Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të enjten me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Peter Ricketts.

Osmani njoftoi se me senatorët folën për përkushtimin e partneritetit Kosovë – ShBA, si dhe për çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

“I njoftova me më të rejat për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.

Osmani, gjithashtu gjatë ditës ka biseduar me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com