Osmani: Secila grua kosovare ka larguar një gur nga rruga drejt barazisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila siç ka thënë, ka larguar një gur nga rruga drejt barazisë.
Ajo këtë deklaratë e dha në Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku sipas saj një organizim i pari i këtij lloji, është e rëndësishëm për njerëzimin në përgjithësi.
“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen.
Ne besojmë që nëse i njohim praktikat e partneritetit, çdo fëmijë do të na jep kontributin që të ndërtojmë një botë paqësore. Pjesëmarrja dhe vetëbesimi është mbushur me liderë ekspertë nga e gjithë bota, të cilët e kanë mësuar mësimin e tyre për botën si një botë të sigurt. Dua t’i falënderoj miqtë që e kanë bërë këtë Forum të gjitha institucionet kosovare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ajo.
Osmani është shprehur se për të vazhduar ndërtimin e paqes, gratë duhet të ulen në tavolinat vendimmarrëse.
“Para 22 vitesh gratë nga anë e mbanë bota u bashkuan për të nisur rezolutën 1325, një akt historik që është gurëthemel i asaj që sot njihet si Agjenda për Gratë në Paqe dhe Siguri. Atëherë kishte nisur një moment kur bota kuptoi se të flasësh me vendosësh për paqe, zërat grave janë më se të nevojshëm, poashtu mundësoi ofrimin e ndihmës me kontributin dhe angazhimin e grave, por si më e rëndsësishmja, duhet të jetë e qartë se nëse dëshirojmë që të vazhdojmë të ndërtojmë paqen, mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë të ulura në tavolinat vendimmarrëse”.

Osmani, i ka ndarë medalje presidenciale grave të Ukrainës për sakrificën, kontributin dhe trimërinë në mbrojtje të lirisë dhe të demokracisë.
Këtë medalje, Osmani ia dha deputetes ukrainase, Yevheniia Kravchuk dhe gazetareve ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë.
“Sot e shprehim mirënjohjen e Ukrainës dhe në veçanti shprehim solidaritet me gratë e Ukrainës që s’po luftojnë vetëm për vendin e tyre, por në të njëjtën kohë janë cak i torturave çnjerëzore, përfshirë edhe përdhunimin”, është shprehur Osmani
Osmani ka shtuar se ky forum është më i madhi i organizuar nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.
/Shqip.com