Osmani së shpejti viziton Preshevën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që shumë shpejt të vizitojë Luginën e Preshevës.
Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.
“Po e kam ftuar. Ajo e ka në plan me ardhen, mirëpo edhe do ta koordinojmë. Gjithçka është okej”, ka thënë Arifi në T7.
Më tutje Arifi ka thënë se temën e ndryshimit të kufijëve ia ka hapur Osmanit por që reagimi i saj ka qenë i çuditshëm.

“ E ceka si temë, reagimi ke pak interesant, nuk e bëra me qëllim, ideja e ndryshimit të kufijëve ka me qenë mbi fazën që vjen pas marrëveshjes me Serbinë apo njohjes reciproke” ka thënë Arifi.
Ai thotë se reagimin e Osmanit lidhur me këtë temë e kupton shumë mirë. Ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të Liburn Aliut duke e akuzuar se ky i fundit ka shkaktuar përçarje në Luginë të Preshevës.
/Shqip.com