Osmani: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të përqendrohet tek njohja reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në bisedën që ka bërë në “Atlantic Council” ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe duhet të përqendrohet tek njohja reciproke si synim final.
Ajo ka thënë se termi “normalizim i raporteve” është përdorur nga BE-ja për shkak të pozicionit neutral. Megjithatë ajo thotë se përderisa ky proces është për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, i njëjti procesi nuk duhet të shfrytëzohet për të normalizuar Vuçiqin, në sensin e të bërit që ai të duket një politikan pro-evropian.
Osmani thotë se Vuçiqi s’është një i tillë dhe se çdo veprim që bën, e bën prej një politikani autokrat.
“Para se gjithash, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është ekstremisht i rëndësishëm. Synimi final është njohja reciproke, aty ku dialogu duhet të përqendrohet.
Nocioni “normalizim i raporteve” është përdorur nga BE-ja për shkak të pozicionit të tyre neutral. Derisa ky proces është për të normalizuar raportet në mes të dy shteteve, ai nuk duhet të shfrytëzohet për të noramlizuar Vuçiqin. Në sensin e të bërit që ai të duket si një lider pro-evropian, gjë që nuk është. Ne kemi të bëjmë me një autokrat. Ecë si një autokrat, flet si një autokrat. Është një autokrat. Bazuar në të gjitha standardet dhe veprimet”, ka thënë mes tjerash Osmani.
/Shqip.com