Osmani pret në takim ministrin e jashtëm të Greqisë
Publikuar:
(12.03.2023 11:30:24)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Në fillim të takimit, mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje.
Ndërsa, pas takimit, Osmani dhe Denidas nuk kanë paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Megjithatë, pritet reagimi i tyre në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Greqia është njëri nga pesë vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

/Shqip.com