Osmani pret në takim ambasadorin e Gjermanisë
Publikuar:
(05.01.2023 23:02:10)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Osmani dhe Rohde kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.
Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për propozimin franko-gjerman, sikurse edhe për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
/Shqip.com