Osmani pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës
Publikuar:
(23.10.2022 10:19:11)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella.
Presidenti Vella do të marr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani ka thënë se ky forum është më i madhi i organizuar nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.

Ndryshe, Vella do të pritet në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
/Shqip.com