Lajme

Osmani pret ambasadorin e Kosovës, flasin për takimin e 18 marsit në Ohër

Kreydiplomati maqedonas, Bujar Osmani dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Florian Qehaja

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehajën.

Temë qendrore e takimit ishte dialogu Kosovë-Serbi, si dhe takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë.

Osmani në këtë takim ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme jo vetëm për shtetet por edhe për rajonin dhe perspektivën evropiane.

“Me ambasadorin Qehaja për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe dinamikën rajonale. Përpara takimeve në Ohër, më 18 mars, theksova se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane”, ka shkruar shefi i diplomacisë maqedonase në profilin e tij në Twitter.

/Shqip.com