Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror
Publikuar:
(17.10.2023 11:19:42)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokur.
Kështu shefja e shtetit njoftoi në një konferencë për media, raporton Shqip.com.
“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”.
“Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”.
/Shqip.com