Osmani nga Blinaja: Le t’i mbrojmë pyjet, në mënyrë që të mbrojmë vet jetën
Publikuar:
(21.03.2022 22:21:06)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot parkun në Blinajë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani, ka bërë të ditur se sot kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.
“Një datë e rëndësishme që na rikujton nevojën kolektive e individuale për të ruajtur dhe mbrojtur pyjet në vendin tonë”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera Presidentja Osmani, ka thënë që le t’i mbrojmë pyjet, në mënyrë që të mbrojmë vet jetën./Shqip.com