Lajme

Osmani në Vjenë, flet për momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të flasë sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.

Osmani do të jetë pjesëmarrëse në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës (Shkolla e Vjenës për Studime Ndërkombëtare), Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Kështu njoftoi Presidenca e Kosovës, me anë të një komunikate për media.

Paneli fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt duke klikuar këtu.

/Shqip.com