Osmani në takim me Raun: Llogarisim në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së.
Siç njofton zyra e presidencës, në këtë takim Osmani i ka thënë ministrit polak se llogarisin në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Po ashtu, presidentja ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani tha se llogarisin në mbështetjen e Polonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Osmani në takim me ministrin Rau ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me të cilën përfitojnë të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhen ë njoftimin e presidencës.

Veç tjerash, në këtë takim është folur edhe për rolin e OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve të Kosovës gjatë 20 viteve të fundit.
Kurse, Osmani i tha Raut se Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Osmani ka theksuar se Kosova vazhdimisht është palë konstruktive dhe se procesi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.
Ministri Zbigniew Rau dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, do të realizoj një vizitë dy ditore në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me Osmanin ai do të takoj edhe krerët politik në Kosovë.
Vlen të theksohet, se sot Rau është takuar edhe me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës./Shqip.com