Lajme

Osmani në përvjetorin e masakrës së Studimes: Nderimi për të rënët është obligim i yni

Masakra e Studimes

Sot është 23 vjetori i Masakrës së Studimes, ku nga forcat serbe kishin mbetur të vrarë 166 civilë e paarmatosur dhe të pafajshëm.

Në ceremoninë përkujtimore – e pranishme ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani – tha ndër të tjera se “nderimi për të rënët është obligim i yni, krahas angazhimit që autorët e krimit të vihen para drejtësisë”.

Teksa, shtoi se “që nga fëmija 5 vjeçare, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri, Albin Kurti, krerët e partive nga opozita dhe figura të ndryshe politike.