Osmani në Maqedoninë e Veriut kërkon investime në komunat shqiptare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut iu është drejtuar deputetëve të këtij vendi me një fjalë rasti. Nga foltorja e institucionit të rëndësishëm në Shkup, Osmani ka kërkuar më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare, si dhe përdorim më te gjerë të gjuhës shqipe.
Osmani, në fjalën e saj u shpreh se shqiptarët mbajnë disa pozita të rëndësishme udhëheqëse, por ka hapësirë që të bëhet më shumë.
Osmani shtoi se përkundër sfidave nga e kaluara, sot në Maqedoni të Veriut funksionojnë disa universitete të cilat ofrojnë programe studimi në gjuhë shqipe, e sipas saj, ato garantojnë ruajtjen e identitetit përderisa hidhen themelet e diturisë që më pastaj mundëson integrimin e plotë të shqiptarëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, raporton KP.
Osmani tha se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës.
Ajo kërkoi edhe më shumë investime ne njësitë e banimit me shqiptarë.
Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se raportet mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut janë të forta.
Po ashtu, sipas presidentes, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një rol të rëndësishëm në raportet ndërmjet të dyja vendeve.
“Theksova rolin e komunitetit shqiptar në nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe nevojën për të vazhduar të qëndrojmë të bashkuar në luftimin e sfidave të përbashkëta”, ka treguar se çfarë ka thënë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut .
“I nderuar për adresuar dhe flisni për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Osmani.
Honored to address @SobranieRSM and speak about the 🇽🇰-🇲🇰 partnership.
I emphasized the role of the Albanian community in fostering cooperation between our countries & the need to continue standing united in combating common challenges.
➡️ https://t.co/TEbLsR70EP pic.twitter.com/HypcefdVph
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2023
/Shqip.com