Osmani në Ditën e Kushtetutës: Kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë

“Në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë”, ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani këto komente i bëri në 14 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës.
“Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit”, ka shkruar ajo.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj dhe 162 nene, ku pjesa më e madhe saj rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës./Shqip.com