Lajme

Osmani me mesazh të qartë: Koha e tregtarëve të kufijve ka përfunduar

Presidentja Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe mbi politikën e jashtme.

Sipas saj në Kosovë ka përfunduar koha e tregtarëve të kufijve, duke iu referuar të kaluarës politike në Kosovë.

“Ka disa zëra se Kosova nuk ka politikë të jashtme por këto zëra nuk janë vetëm nga Serbia por edhe nga jashtë saj, por është e kundërta, Kosova më në fund ka politikë të jashtme.

Në Kosovë ka përfunduar koha e tregtarëve të kufijvë”, ka thënë presidentja Osmani.

/Shqip.com