Osmani: Heqja e barrikadave dhe vendosja e rendit dhe ligjit është e domosdoshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Sipas Osmanit heqja e barrikadave dhe vendosja e rendit dhe ligjit
“Sulmet ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës nuk pranohen. As veprime që çojnë në përshkallëzim. Heqja e të gjitha barrikadave dhe vendosja e rendit dhe ligjit është e domosdoshme, duke çuar në zgjidhje afatgjatë në linjë me ndërmjetësim me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani.
Follow. w/ great concern the situation in the north of #Kosovo. Attack on the @EULEXKosovo & 🇽🇰 police is not accept. nor are any actions that lead to escalation. Removing all barricades & establishing RoL is imperative, leading to long-term solution in line w/ 🇺🇸 🇪🇺 mediation
— Bujar Osmani (@Bujar_O) December 11, 2022
Gjatë ditës së djeshme, serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejt organeve të drejtësisë.
Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.
Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri, ku janë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke thënë se agresionit do t’i përgjigjen me gjithë fuqinë që e ka Kosova si shtet.
Ai ka shkruar se shteti ynë është shtet evropian, që e dëshiron paqen dhe progresin.
Sipas tij, çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.
Tutje, i pari i ekzekutivit ka bërë të ditur se ministri Sveçla është në kontakt të vazhdueshëm më Komandantin e KFOR-it dhe se barrikadat duhet të hiqen menjëherë.
Vlen të theksohet se zgjedhjet e paralajmëruar për 18 dhjetor në veri të Kosovës, janë shtyrë deri me 23 prill të vitit 2023.
Kurti ka theksuar gjithashtu se “tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak”.
/Shqip.com