Osmani fton partitë për të diskutuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve
Publikuar:
(11.09.2021 00:03:05)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ.
Takimi do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00.
Siç bëhet e ditur, ftesa është bërë “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.
Kjo është një pjesë e ftesës që ka qarkulluar të premten mbrëma në media./SHQIP.com
