Osmani flet pas takimin me Macron e Scholz

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin Emmanuel Macron dhe kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, sot në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ajo tha se me ta ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se bashkëpunimi me partnerët është kyç.
“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Tre liderët europianë janë takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të njëjtën temë.
At this defining time for European security, cooperation with partners and allies is key.
With President @EmmanuelMacron, @Bundeskanzler Scholz & HRVP @JosepBorrellF we discussed the latest developments in Kosovo & region, and our joint efforts for peace, security and stability. pic.twitter.com/B72sO0z2Ri
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023
/Shqip.com