Lajme

Osmani e buzëqeshur në ceremoninë inauguruese të Erdoganit  

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia inauguruese e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ankara, i cili në fund të muajit të kaluar fitoi një mandat të ri në zgjedhje për ta udhëhequr vendin.

Bashkë me presidenten ishte edhe bashkëshorti i saj, Prindon Osmani.

Osmani ka shkruar në Facebook se e kanë përgëzuar Erdoganin për rizgjedhjen, “duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”.

Me këtë rast, Osmani është takuar edhe me liderë të tjerë.

“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani.

/Shqip.com