Osmani dhe Kurti takohen me sekretarin Blinken në varrimin e ish-sekretares Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në Washington DC.
Krerët e shtetit takuan Blinken në ceremoninë e funeralit të ish-sekretares amerikane, Medeleine Albright.
Theksojmë se Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për në SHBA më 26 prill me ftesë të familjes së Albright për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Sekretares amerikane Madeleine Albright që po mbahet në kryeqytetin amerikan.

Albright ka ndërruar jetë më 23 mars në moshën 84 – vjeçare.
Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga familja Albright në rrjetin social Twitter.
“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, u tha në deklaratën e familjes Albright.
Madeleine Albright u lind në Pragë të Çekosllovakisë së atëhershme më 15 maj 1937. Së bashku me familjen e saj shpërngul në SHBA më 1948.
Madeleine Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post më 1997. Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001, në administratën e Bill Clintonit.
Albright ka qenë sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.
Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.
Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë./Shqip.com