Osmani dekreton buxhetin për vitin 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar të enjten Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e Presidentes Osmani.
Miratimi i buxhetit në lexim të dytë kaloi në Kuvendin e Kosovës më 17 dhjetor, me 65 vota pro.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro.
Në buxhetin e vitit 2022 janë ndarë:
20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj.
45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë.
35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.
Kurse sa i përket investimeve:
40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë
40 milionë euro për ri-ngritjen e ndërmarrjeve publike
Mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë./SHQIP.com