Osmani dekoron Plenkoviqin me “Medaljen Presidenciale”, e falënderon për ndihmën në aksidentin në Slavonksi Brod

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale” kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi, Osmani falënderoi Plenkoviq për ndihmën që shteti i tij i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në aksidentin në Slavonski Brod, ku një autobus me pasagjerë shqiptarë që po vinte nga mërgimi u aksidentua dhe për pasojë vdiqën 10 persona.
“Jam e kënaqur që u takova dhe i dhashë Medaljen Presidenciale kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Kroacia ka qenë gjithmonë një mik i mrekullueshëm për Kosovën, por veçanërisht e tregoi këtë me aksidentin në fillim të këtij viti”, shkroi Osmani.
Po ashtu, Osmani deklaroi se janë marrë vesh me Plenkoviqin që të kenë bashkëpunim më të thellë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme./SHQIP.com
Delighted to meet with & award the Presidential Medal to 🇭🇷 PM @AndrejPlenkovic.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 15, 2021
🇭🇷 has always been a great friend to 🇽🇰, but especially demonstrated this with the accident earlier this year.
Agreed that closer cooperation in defence & foreign policy is a priority. pic.twitter.com/STyqDNh0u9