Lajme

Osmani: Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte balonë e Vuçiqit,po bëhet plani edhe për aplikim në Interpol

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Osmani ka shtuar se kjo çështje ishte një balonë e lëshuar nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ishte një deklaratë e presidentit të Serbisë. E ka ditur shumë mirë ai, që nuk është në agjendë, por ai qëllimisht e gjuajti atë balonë dhe për fat të keq pastaj këtu nga shumë njerëz u krijuar pritje, të cilat kemi tentuar vazhdimisht që t’i ulim poshtë” ka thënë Osmani.

Po ashtu Osmani ka thënë se në shumë intervista se çështja e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk ishte në agjendën e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Është hera e parë në nivel të Këshillit të BE-së që asnjë shtet evropian nuk ka dalë kundër liberalizimit të vizave, ka shtuar më tutje Osmani.

Presidentja e Kosovës ka thënë po ashtu se po bëhet edhe një plan për aplikim në Interpol.

Jemi koordinuar në plotni për aplikim në Këshillin e Evropës, ka thënë ajo, duke mohuar zërat se nuk ishte i koordinuar.Jemi vonuar 12 vjet” ka thënë më tutje Osmani./Shqip.com