Osmani: Bota demokratike mbetet unike krahas luftës brutale të Putinit
Publikuar:
(15.11.2022 23:02:51)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet ruse me raketa në territorin e Polonisë.
Ajo ka shkruar se shteti i Kosovës qëndron në solidaritet me aleatët polakë dhe të NATO-s.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se uniteti i botës demokratike mbetet i palëkundur.
“Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka theksuar Osmani.
/Shqip.com