Lajme

Osmani: Belizeja ka qenë mbështetëse e pareshtur e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore.

Osmani tregoi se me të ka folur për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror. Për këtë shtet, presidentja tha se “ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës”.

“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

“Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore. 🇽🇰🇧🇿”, shtoi Osmani.

/Shqip.com