Osmani: Bashkëpunimi translantik është kyç për garantimin e sigurisë energjetike

Presidentja e Kosovës po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të vizitave ajo po qëndron në Washington D.C në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë.
Temë kryesore e këtij takimi është bashkëpunimi translantik për sigurinë energjetike.
Po ashtu është bërë e ditur se lufta në Ukrainë e ka ekspozuar rrezikun e varshmërisë së madhe të Evropës nga Rusia për sa i përket sigurimit të furnizimit me energji.

Në këtë takim Osmani theksoi se sfidë madhore mbetet gjetja e ekuilibrit të duhur midis përgjigjeve afatshkurtra ndaj krizës aktuale energjetike pa kompromentuar qëllimet dhe ambiciet e tranzicionit të energjisë dhe veprimit klimatik, përderisa sigurohemi që tranzicioni të jetë i drejtë dhe i barabartë.
“Përderisa sistemet dhe dizajnimi i politikave energjetike mund të jenë të ndryshme në të dy anët e Atlantikut, qëllimet tona janë të përbashkëta: sigurimi i furnizimit të rregullt me çmime të arsyeshme dhe të përballueshme nëpërmjet promovimit të politikave të qëndrueshme, mbështetjes së inovacionit dhe arritjes së objektivave në luftimin e ndryshimeve klimatike”. është shprehur Osmani.
Osmani gjithashtu theksoi se përballë tiranisë, asnjë çmim nuk është shumë i lartë për t’u paguar për të mbrojtur demokracitë dhe për të mbrojtur lirinë./Shqip.com