Lajme

Osmani: Administrata amerikane rikonfirmoi se dialogu me Serbinë do e ketë në fokus njohjen reciproke

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se me sekretarin amerikan Antony Blinken, kanë biseduar për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për procesin e dialogut me Kosovën dhe Serbinë.

Në një konferencë për media, Osmani tha se është konfirmuar nga Amerika se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të ketë në fokus njohjen reciproke.

“Edhe njëherë është rikonfirmuar nga administrata amerikane që është e deomosdoshme që procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë të përqendrohet në njohje reciproke”, tha Osmani.

Osmani foli edhe për Manastirin e Deçanit.

“Manastiri është shtruar në kontekstin që është shtruar edhe më herët nga pala amerikane, pra në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo tha se krahas kësaj është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kemi diskutuar në esencë se si mund të fuqizohet pozicioni ndërkombëtar i Kosovës, duke u siguruar që Kosova  anëtarësohet edhe në organizata tjera ndërkombëtare me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve, po ashtu edhe si mund të rritet numri i njohjeve në bote. Kemi kërkuar mbështetjen e SHBA-ve që të bëhen hapa konkret në anëtarësim në partneritetin për paqe si hap drejt anëtarësimin në NATO”

Osmani thotë se Blinkën është i informuar mjaftueshëm për Kosovën.

“Sekretari Blinken është shume i informuar për atë se ku mund të punohet më shumë në mënyrë që Kosova të vazhdoj të jetë storie suksesi. Jemi shumë më fat që kemi mbështetjen e pakursyer të aleatittonë më të rëndësishëm në botë”.

Kurse marrëveshjen me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, Osmani e quan si investimin më të madh të bërë në dekadat e fundit sa i përket sektorit të energjisë në Kosovë.

Kjo konferencë e Osmanit është bërë në ditën kur është kthyer nga vizita pesë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se bashku me kryeministrin Albin Kurti.

Atje janë takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken si dhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes më MCC-së./Shqip.com