Oslo do të bëhet kryeqyteti i parë në botë me transport publik elektrik

Oslo është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeqyteti i parë në botë me një sistem transporti publik tërësisht elektrik .
Kryeqyteti i Norvegjisë shpreson ta arrijë këtë qëllim deri në fund të vitit 2023, si pjesë e synimit të tij për t’u bërë qyteti i parë në botë tërësisht pa emetime deri në vitin 2030.
Shtytja e transportit përfshin zëvendësimin e autobusëve të qytetit me naftë me 450 elektrikë. Shpresohet se programi prej 500 milionë kurorë (48 milionë euro) do të kursejë paratë e qytetit për një afat të gjatë.

“Mirëmbajtja është më e lirë, është gjithashtu më e lirë për operatorët e autobusëve elektrikë,” thotë Sirin Stav, nënkryetare e bashkisë së Oslos përgjegjëse për mjedisin dhe transportin. “Në përgjithësi, kjo është një situatë e favorshme.”
Në tenderin e fundit të qytetit, autobusët elektronikë ishin 5 për qind më të lirë se ekuivalentët me naftë.
Qëllimi i projektit është të zvogëlojë emetimet, të reduktojë zhurmën dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në qytet.
/Shqip.com