Lajme

OSBE-ja thotë se zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel

Logoja e OSBE-së e vendosur në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate në Vjenë të Austrisë. 23 shkurt 2023.
Logoja e OSBE-së e vendosur në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate në Vjenë të Austrisë. 23 shkurt 2023.

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare në Veri të Kosovës.

OSBE-ja kanë thënë se mirëpresin përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të dakorduar për trajtimin e transaksioneve.

Gjithashtu kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dialogut dhe për të shmangur veprimet destabilizuese.

“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda Dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet në reagim.

/Shqip.com