Lajme

Organizat e Menaxhimit të Ukrainës shkruan për gratë ukrainase që po stërviten për çaktivizimin e minave në Kosovë

Gjashtë gratë ukrainase po vazhdojnë trajnimin në Kosovë për të çaktivizuar mjetet shpërthyese në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.

Ato janë grupi i parë i çminuesve ukrainase që po stërviten nga qendra MAT Kosova, në qytetin e Pejës.

Instruktorët po u mësojnë gjashtë grave ukrainase se si të asgjësojnë municionet e pashpërthyera, të tilla si bombat thërrmuese, fushat e minuara dhe mbetje të tjera shpërthyese.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe faqja e Organizatës së Menaxhimit të Ukrainës.

“Një grup grash ukrainase, duke përfshirë një nga Garda Kombëtare, po mësojnë të çaktivizojnë minat dhe municionet e tjera të pashpërthyera. Trajnimi do të zhvillohet në Pejë të Kosovës.

Grupi përfshin civilë dhe ushtarakë.

Së bashku për një të ardhme të ndritur!”, thuhet në postim.

Kujtojmë se Ukraina sot ka hyrë në ditën e 103-të të luftës./Shqip.com