Lajme

Opozita fillon ciklin e diskutimeve me qytetarë , nga Vetëvendosja nuk i shohin zgjedhjet afër

Zgjedhjet Lokale 2017

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tash e sa kohë janë duke zhvilluar takime me qytetarë nëpër qytete të ndryshme.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj thotë se Kosova ka momentalisht Qeverinë më të paaftë në 20 vitet e fundit.

“Mënyra se si po Qeverisë, mënyra se si po hap betejë me të gjitha grupet shoqërore në Kosovë kam përshtypjen se edhe po të mos duam ne ta rrëzojmë sepse po dëshirojmë që populli ta sheh të vërtetën se si Vetëvendosje qeverisë me vendin. Kemi qeverinë më të paaftë që ka pasur Kosova në 20 vjetët e fundit”, u shpreh Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Në anën tjetër deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është shprehur se gjatë vizitave në teren kemi vërejtur se qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë.

“Po sa i përket vizitave në terren me qytetarët është obligim që deputetët dhe subjektet politike që të komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të bëjnë një interaktiv ndërmjet politikës dhe qytetarëve. Prandaj si subjekt politik ne kemi filluar që sa kohë, sidomos zotri Haradinaj është në komunikim me qytetarët por edhe grupi parlamentar jemi në terren që të komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarë”, u shpreh Lekaj.

Pal Lekaj- Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Krejt ndryshe po mendojnë nga Lëvizja Vetëvendosje. Nga kjo parti nuk i shohin zgjedhjet afër.

Shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila thotë se Zgjedhje nacionale do të kemi kur ato janë të caktuara.

“Ne kemi pasur zgjedhje në vitin 2021 dhe do të kemi zgjedhje nacionale të rregullta në vitin 2025” thotë Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Çështje programore të Lëvizjes Vetëvendosje, jam e sigurt se tashmë janë bërë publike disa herë që fokusi do të jetë në ngritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal, ka shtuar më tutje Kusari-Lila./Shqip.com