Opozita bllokon foltoren e Kuvendit
Publikuar:
(16.06.2022 10:54:16)
Deputetët e opozitës kanë dalë para foltores së Kuvendit, duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.
Në seancë i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti.
Të të njëjtit mendim ishin edhe LDK-ja dhe AAK-ja./Shqip.com