Opinionistët flasin për situatën me Ganinë, kanë porosi për banorët

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka komentuar situatën me Gani Gërminë.
Ajo ka thënë se Ganiu në këtë situatë është lënduar nga vetja.
“Më duhet se Ganiu më shumë sesa nga çdo gjë tjetër u lëndua nga vetja e ve dhe këtu nuk ka faj asnjëri nga banorët, as produksioni dhe as ne”, është shprehur ajo.
Derisa, opinionisti Bledi Mane ka thënë se e kupton Ganiun pasi është njeri i mediave dhe se ndjen përgjegjësi.
Përndryshe ai tha se Ganiu ka qenë lojtar i fortë, por se është bërë bajat.
Gjithashtu, Mane kishte edhe një porosi për banorët tjerë.
Ai tha se Ganiu është ndjerë i bullizuar nga banorët rreth çështjes së alkooli, dhe se ai është bërë tapë nga ky presion i tyre.
Nga kjo ai u kërkoi banorëve të gjejnë një gjuhë më të moderuar sepse për njerëzit fjalët janë të ashpra dhe ndikojnë keq.
/Shqip.com