Lajme

Operacioni i AKI-së, arrestohen B.SH. dhe M.Q. në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb

AKI-ja
AKI-ja

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Sipas burimeve të Express bëhet fjalë për të dyshuarit B.SH dhe M.Q. dhe mësohet se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e dy të dyshuarve

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

/Shqip.com