Olta do t’i hakmerret Luizit

Mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother Vip Albania doli Armaldo i cili ishte në nominim së bashku me Kristin dhe Luzin.
Arsyeja pse dolën në nominim treshja ishte e gjitha për shkak të strategjisë së lojës së Luizit.
Luizi intrigoi dy banorët e tjerë duke i futur në banjo e cila është e ndaluar me rregullat e produksionit, kështu duke dërguar automatikisht në nominim vetën e tij dhe Armaldon e Kristin.
Por, nga dalja e Armaldos është prekur shumë Olta e cila në bashkëbisedim me Qetesorin është shprehur se do të hakmerret.
“Ai ma hoqi Armaldon unë do ja nxjerrë nga shtëpia Kiarën. Unë guxoj dhe do e luaj fort. Kaq”, tha Olta.
Kujtojmë se me kutinë e Pandorës në këmbim të një të mire, Nita dërgoi në televotim çift, Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsori.
/Shqip.com