Olta bëri zgjedhjen e saj në mes Kristit dhe Maestros
Publikuar:
(06.03.2023 08:50:35)

Banorët e Big Brother Vip Albania të cilët janë në nominim iu janë nënshtruar pyetjeve të banorëve të tjerë.
Nuk dihet se për kë zgjedh publiku në mes Oltës, Maestros dhe Kristit pasi që kjo është parë si nominimi më i fortë që është bërë ndonjëherë.
Megjithatë, Fotinia ka pyetur Oltën se mes Kristit dhe Maestros, cili do donte të vazhdonte rrugëtimin e tij.
Olta nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka thënë se ai që duhet ta vazhdojë rrugën për çmimin e madh duhet të jetë Maestro sepse sipas saj ai i ka dhënë më shumë shtëpisë se Kristi.
Kujtojmë se me hapjen e Kutisë së Pandores, Luizi dërgoi në nominim Maestron, Kristin dhe Oltën.
/Shqip.com