OKB: Bota po shkon drejtë një ‘katastrofe klimatike

Kombet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se bota është duke shkuar drejtë një ‘katastrofe klimatike’.
Siç raporton RS1, Programi Mjedisor i OKB-së (UNEP) paralajmëroi se duhet të kufizohen veprimtaritë që ndikojnë në rritjen e temperaturave globale dhe ndryshimin e klimës.
Aktualisht, ngrohja globale është prej 2.8 gradë Celsius ndërsa, pas dhjetë vitesh pritet të ketë një rritje të temperaturave prej 2.4 deri në 2.6 gradë Celsius.
Drejtori ekzekutiv i UNEP-it, Inger Andersen tha se vetëm një transformim thelbësor i ekonomive dhe shoqërive mund të shpëtojë botën nga një katastrofë klimatike.
Në një marrëveshje në Paris për klimën në vitin 2015, vendet pjesëmarrëse u zotuan që do të marrin masa për të reduktuar emetimin e gazit që ndikon në efektin e serrës gjë e cila do i ndihmonte kufizimit të ngrohjes globale.
Por gjithsesi së është e nevojshme që të reduktohen gazet e dëmshme me 20 deri në 23 miliardë ton deri në vitin 2030 për të arritur qëllimin e kufizimit të temperaturave në 1.5 gradë Celsius, ose 12 deri në 15 miliardë ton për të mbajtur brenda kufirit prej 2 gradë.
Shefi i OKB-së Antonio Guterres u ka bërë thirrje vendeve të zhvilluara të udhëheqin plane më ambicioze për klimën, t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile dhe të rrisë angazhimin e Bankës Botërore në trajtimin e ndryshimeve klimatike.
/Shqip.com