Kulturë

Edhe një organizatë tjetër kërkon mosmbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në parkun e Gërmisë

Organizata “Qytetarët Aktiv” në Prishtinë ka kërkuar Komuna e Prishtinës që të anulohet vendimi për mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në parkun e Gërmisë.

Kjo organizatë e cila monitoron Drejtorinë e Parqeve thonë se nuk kanë hasur në debat publik ose thirrje për pjesëmarrje në vendim dhe këtë e quajnë shkelje ligjore.

“Me këtë ankesë ju drejtohemi si organizatë joqeveritare Qytetarët Aktivë, që të anulohet vendimi/pëlqimi për mbajtjen e festivalit SunnyHill, në Peizazhin e mbrojtur të Gërmisë”, thuhet në reagim.

Nga kjo organizatë kanë thënë se degradimin e këtij parkut e tregojnë faktet nga vitet e kaluara kur u shfrytëzua nga festivali.

Parku Gërmia

“Degradimin e biodiversitetit dhe mjedisit nga shfrytëzimi i festivalit e tregojne faktet nga vitet e kaluara i keni parë te gjitha dhe kur faktet ekzistojnë”.

Tutje, nga kjo organizatë thonë se janë në pritje të rekomandimeve nga Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Natyrës , për vendimin që festivali “Sunny Hill” të mbahët në parkun e Germisë./Shqip.com