Ofendimet e Stresit ndaj Artanit, reagon Adelina Thaçi

Mbrëmë në Big Brother VIP Kosova ka pasur një përplasje në mes të Stresit dhe Artanit.
Shkak është bërë pajtimi i reperit me Xhulin, ku Artani tha se dyshja janë duke mashtruar nga fillimi.
Mes tjerash, Stresi iu drejtuar me disa epitete të ndryshme si “dele e kuqe”, “e bardhë” dhe “e zezë”, të cilat më pas u konstatuan nga prezantuesit se janë ofendime dhe jo epitete të zakonshme.

E lidhur me këtë çështje, ka pasur një reagim publik edhe nga motra e Artanit, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi.
Ajo ka kërkuar nga produksioni që t’i ndalojë këto ofendime.
“Big Brother VIP Kosova dhe Alaudin Hamiti, le t’i ndalë personi ofendimet ndaj Artanit, ‘dele e kuqe’, ‘gjaja’, ‘kafshë’, lojë lojë, mos ofendo. Kjo nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Adelina në InstaStory.
/Shqip.com