O’Brien reagon pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.
Ai e ka veçuar faktin se Maqedonia e Veriut ka zgjedhur presidenten e parë grua.
O’Brien, po ashtu, tha se si aleatë, SHBA-ja pret me padurim të punojë me Maqedoninë e Veriut.
“Urime Presidentes së parë grua të zgjedhur ndonjëherë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Si aleatë, partnerë dhe miq, presim me padurim të punojmë me Maqedoninë e Veriut për reforma kuptimplota dhe synime të përbashkëta përgjatë rrugës së integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brien në platformën “X”.
Congratulations to North Macedonia's first ever female President-elect, Gordana Siljanovska-Davkova. As Allies, partners, and friends, we look forward to working with North Macedonia on meaningful reforms and common goals along the path of Euro-Atlantic integration.
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) May 9, 2024
/Shqip.com