Rozë

“O qelne Germinë o njerëz se unë jam”, Fatmir Spahiu ironizon pasi u pa një ari në park

Fatmir Spahiu,

Komuna e Prishtinës ka ndaluar që të vizitohet parku i Gërmisë pasi që është parë një ari.

Lidhur me këtë, aktori i njohur Fatmir Spahiu i njohur si ‘Bufi’ ka ironizuar me situatën.

Përmes një postimi në Facebook ai shkroi: Ooo qelne Germine o njerëz se unë jam.

Menjëherë pas publikimit, ky status mori komente të shumta nga fansat të cilët relaksohën më postimet e tij.

Ai së fundi ka ironizuar edhe me vaksinimin ku ka thënë se ai e ka pyetur një djalë të zakonshëm në kafene se a e ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe i njëjti i është përgjigjur me “Jo”.

Lexo edhe:
Fatmir Spahiu tregon një rast se si të rinjtë nuk po vaksinohen nga frika e sterilitetit

Spahiu thotë se djaloshi i është përgjigjur duke dhënë si arsyetim mos-marrjen e vaksinës frikën nga steriliteti – ani pse ky nuk është një efekt anësor i saj.

Fatmir Spahiu,

“Në muhabet e sipër, i thash një djalit të ri në kafe, a e ke marrë vaksinën? Ma kthei: Ti a e ke marrë? I thash po, moti! Tha: Lehtë e ke ti, i ke kryer fëmijët! Nejse u qova, erdha në shtëpi dhe në këto çaste me pak vaj ulliri përmbi, jam duke e ngrënë telefonin fiks me gjithë kabllo”, ka shkruar ndër të tjerash aktori./SHQIP.com