Lajme

“O baba i kombit. E solle Europën në Tiranë”/ Zbardhet biseda e Ramës me Abazoviç gjatë përqafimit miqësor

Takimi i Edi Ramës me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç tërhoqi jo pak vëmendje në nisje të punimeve të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Abazoviç u prit ngrohtë nga kreu i qeverisë shqiptare. Mes tyre pati shtrengim duarsh dhe një përqafim mjaft miqësor.

Në një video të publikuar më vonë nga llogaria zyrtare e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, zbardhet edhe komunikimi mes tyre.

Teksa ai zbret nga automjeti, Rama e thërret Abazoviç me fjalë: “O ma i miri i të tanëve, hajde”. Ndërsa kryeministri i Malit të Zi i drejtohet si “baba i kombit”.

Teksa i drejtohej godinës së Kryeministrisë, Abazoviç dha një koment të shkurtër për mediat.

Edhe në prononcimin e tij, Abazoviç vlerësoi kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama e ka sjellë Europën në Tiranë”, tha Abazoviç.

/Shqip.com