Nushi: Protestat nuk i organizon PSD’ja, i organizon vetë qeveria me gabimet që ajo i bën

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se si parti do të vazhdojnë me protesta për shtrenjtimin e rrymës elektrike.
Nushi ka thënë se PSD-ja nuk i organizon protestat ato organizohen me gabimet e Qeverisë.
I pyetur nëse do të ketë protestat, Nushi ka thënë se nëse do të ketë edhe një vendim të tillë qysh ka qenë herën e kaluar është i bindur që protesta veç ka me u dyfishuar.
“Ne subjektin e kemi infrastrukturë për mobilizimin e kësaj fatkeqësie të qytetarëve në këtë fushë konkrete dhe sigurisht që kemi me bo edhe aktivitete qysh e bëmë sot një aktivitet tjetër simbolik ku i vendosëm logot e asaj kompanie private në veturat e qeverisë sepse ka kohë këto muajt e dimrit që veturat e qeverisë janë në shërbim të një kompanie private dhe nuk bëjnë kurrgjë tjetër”, tha Nushi për RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka theksuar se rritje kaq të madhe të faturave s’ka pasur kurrë dhe sipas tij protestat që do të organizohen do të jenë paqësore./Shqip.com